
Tirana është pa një timonier, me drejtuesit që po punojnë fort për të gjetur zëvendësuesin e Erbim Fagut. Koha nuk pret dhe në kryeqytet duan që sa më shpejt të gjejnë trajnerin e tyre për t ënisur më pas edhe përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference League.
Listës së gjatë të kandidatëve iu është shtuar edhe ish-trajneri i Kukësit. Diego Longo është emri i fundit që shihet në “Pole-Position” për të marrë drejtimin e bardhebluve. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se drejtori i ri Agim Ibrahimi tashmë ka nisur bisdeimet me ish-timonierin e verilindorëve.
Palët po diskutojnë mes tyre për këtë mundësi, ndonëse nuk ka ende asgjë vendim përfundimtar. Timonieri italian është një njohës i mirë i Superiores, pasi në të kalaurën ka drejtuar Kukësin dhe Teutën, ndërsa ka qenë edhe në krye të Flamurtarit në Kategorinë e Parë. Ditë intensive priten te Tirana, ku në ditët në vazhdim do të marrë fund edhe “çështja” mbi trajnerin.