Ledio Tresa është zgjedhur lojtari i ndeshjes mes Laçit dhe Elbasanit. Talenti i bardhezinjev bëri një ndeshje mjaft pozitive, ndërsa në disa raste kishte mundësi të gjente edhe rrugën e rrjetës.
Pas sfidës theksoi se është i mërzitur për rezultatin, ndërsa shpreson që në sfidën e ardhshme ekipi të rikthehet te 3 pikët. Gjithashtu bëri të ditur se me pozicionin e ri që i ka dhënë Moriero është mjaft i lumtur, pasi është më shumë në kontakt me topn.
“Barazimi dhe paraqitja personale? Faleminderit, ndjehem i lumtur I mërzitur pak me rezultatin, por shpresoj që në sfidën e ardhshme të rikthehemi sërish te 3 pikët.
Pritja e Abalorës? Sigurisht jam i mërzitur, por kjo ishte çështje fati.
Pozicioni në fushë? Detyra e re që më ka dhënë trajneri jam më shumë në kontakt me topin. Unë këtë dua se kam më shumë mundësi të tregoj se çfarë jam në gjendje të bëj”, përfundoi lojtari i kurbinasve.