
Rodri - Haaland
Rodri është padyshim ndër lojtarët kyç të Manchester Cityt. Klubi anglez nuk ka humbur asnjë nga 66 ndeshjet e fundit ku Rodri është aktivizuar.
Lodhja ka filluar të ndihet te 27-vjeçari në këtë pjesë të sezonit. Për këtë ai është shprehur te mediet se ka nevojë të pushojë.
Pavarësisht kësaj, në fund vendimi i mbetet Guardiolës. Trajneri i Cityt ka folur në prag të ndeshjes me Luton(13 prill).
“Nuk kam folur me të por nëse i nevojitet pushim, do ta ketë. Ose jo. Nuk e di. Më shumë se fizikisht është lodhje mendore. Të luash çdo 3 ditë. Sigurisht që është i lodhur duke luajtur shumë minuta”, u shpreh ndër të tjera Guardiola.
Poll