
10 klubet e Superiores kanë një vlerë prej 38.83 milionë eurosh në “transfermarkt”. Para një viti vlera e tyre ishte 34.27 milionë eurosh. Kështu vërehet një rritje, ndërsa rreth 3 javë na ndajnë nga nisja e kampionatit shqiptar.
Partizani është në krye me një vlerë prej 6.5 milionë eurosh. Pas tij vjen Tirana me 4.9 milionë, ndërsa e gjithë renditja mbyllet me Bylisin që vlerësohet 1.78 milionë.
Më poshtë mund të shihni tabelën e plotë të vlerësimit. Kujtojmë se Elbasani dhe Bylisi janë klubet e ngjitur në Superiore këtë sezon.
Vlerat e skuadrave:
Partizani 6.5 milionë euro
Tirana 4.9 milionë euro
Vllaznia 4.28 milionë euro
Egnatia 4.1 milionë euro
Skënderbeu 4.05 milionë euro
Dinamo 3.48 milionë euro
Teuta 3.45 milionë euro
Laçi 3.4 milionë euro
Elbasan 2.9 milionë euro
Bylis 1.78 milionë euro