Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

4 humbje radhazi, “furtunë” te Vllaznia pas disfatës në Klasiken kundër Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
4 humbje radhazi, “furtunë” te Vllaznia pas disfatës
Vllaznia

Vllaznia e drejtuar nga Edi Martini po përjeton krizë të pakuptimtë në Superiore, ndërsa para disa javësh ata u eliminuan edhe në Kupën e Shqipërisë. Disfata e fundit në kryeqytet kundër Tiranës, nuk është “përtypur” dot nga presidenti i ekipit shkodran Alban Xhaferi.

Nga burime për media, bëhet e ditur se pikërisht Xhaferi ka bërë një mbledhje urgjente me trajnerin Martini, stafin dhe futbollistët, për të kuptuar se çfarë nuk po funksionon te kuqeblutë.

Më tej, presidenti Alban Xhaferi i ka kërkua të gjitha palëve se nuk pranohen më justifikimet dhe reflektim të menjëhershëm në rezultate.

Sfida e radhës për Vllazninë është më datën 10 maj, kundër Flamurtarit të rënë nga Superiorja. Pas 35 javësh kampionat, skuadra shkodrane mban vendin e 2-të me 60 pikë, 2 më pak se Elbasani kryesues.    

Poll

Lexo gjithashtu