Vora - Bylis
Sfida e sotme mes Vorës dhe Bylisit,u mbyll me rezultatin 4-1, në favor të ekipit të Arjan Bellajt. Sfidë kjo e cila ishte e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Falë fitores në “shtëpi”, Vora tashmë ndodhet në vendin e 7-të me 19 pikë.
"Triumf" ky i cili iu dha shijen e +3 pikëve, sigurisht që duhet festuar dhe ekipi duhet “krenuar” për formën dhe paraqitjen e arritur.
Me anë të një postimi të bërë në rrjetin social “Facebook”, fotoja e ekipit ku shihen lojtarët duke gëzuar, është shoqëruar dhe me shkrimin: Marrim një fitore të rëndësishme sëbashku. Paraqitje bindëse dhe dominim deri në fund. Vazhdojmë përpara me besim dhe forcë!
Poll
