Ditën e sotem, prej orës 16:00, do të zhvillohet java e fundit në sezonin e rregullt të Superiores për edicionin 2025-2026. Garë e “etshme” mbetet për mbijetesën.
Flamurtari e ka siguruar rënien në Kategorinë e Parë, ndërsa Teuta, Vora, Bylis dhe Tirana janë në “luftë” të hapur për t’i shpëtuar vendit të 9-të, pozitë që të dërgon një kategori më poshtë.
Duel më “pikant”, aty ku mund të vendoset shumëçka është Vora – Bylis, të dyja ekipe që janë “kokë më kokë” për mbijetesën. Tirana nuk pritet ta ketë të lehtë ndaj kryesuesëve të Elbasanit në transfertë.
Teuta pret Egnatian kampione. Pavarësisht se janë përcaktuar fatet e Dinamos dhe Partizanit, në “Air Albania” do zhvillohet derbi i kryeqytetit. Me më pak interes parashikohet Vllaznia – Flamurtari.
