Superiore
Superiorja ditën e sotme do të luajë ndeshjet e mbetura të javës së 18-të. 6 ekipe do të përballen për 3 pikët e kësaj jave.
Gjithçka do të startojë ditën e sotme me sfidën mes Vorës dhe Bylisit, ora 13:30. Një përballje direkte për mbijetesë mes skuadrave.
Ndërkohë në distancë për mbijetesë do të luftojnë edhe Tirana e Flamurtari, ku saktësisht do të sfidohen me Elbasanin dhe Vllazninë. Bardheblutë luajnë në transfertë ndaj Elbasanit, ndërsa kuqezinjtë po në transfertë ndaj Vllaznisë.
Këto dy takime luhen paralelisht, duke nisur që nga ora 16:00. 3 ndeshje shumë të luftuara dhe që priten me emocione, ku premtojnë spektakël në fushën e lojës, me 3 pikët që janë “jetike” për objektivat e tyre.
Poll
