
Ekipet e Superiores vazhdojnë intensivisht përgatitjet për sezonin e ri. Gjatë kësaj faze përgatitore, pothuajse të gjitha ekipet kanë zhvilluar edhe ndeshje miqësore.
Ditën e sotme, në “Niko Dovana” është zhvilluar ndeshja mes vendasve të Teutës dhe ekipit të Laçit. Kjo sfidë miqësore është mbyllur me rezultatin 2-1, në favor të “Djemve të Detit”.
Golat për këta të fundit u shënuar nga Emiljano Vila i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 36-të, ndërsa Preknica shënoi në minutën e 60-të. Ndërkohë që golin e vetëm për Laçin e shënoi Bibo në minutën e 93-të.
Sinjale mjaft pozitive nga ekipi i drejtuar nga Edi Martini. Në krahun tjetër, kurbinasit çalojnë në disa reparte, kjo edhe për shkak të merkatos së “cunguar” të bërë deri më tani.