
Dinamo
Dinamo prej ditësh ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference League dhe për sezonin e ri. Ilir Daja ka zbritur ekipin në fushë, duke zhvilluar stërvitje intensive.
Për shkak të angazhimit me Kombëtaren, Daja nuk e kishte grupin e plotë, pasi mungonin Baton Zabërgja dhe Naser Aliji. I pari ishte i grumbulluar me Kosovës, ndërsa i dyti me Shqipërinë.
Por tashmë të dy janë rikthyer në ekip dhe Daja është mjaft i “lumtur”. Kjo pasi asnjëri nga lojtarët nuk ka probleme, teksa do të vazhdojnë menjëherë përgatitjen me pjesën tjetër të ekipit.
Poll