Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

2 oferta në tavolinë, kampioni i Superiores në udhëkryq

Shkruar nga NEWSPORT
2 oferta në tavolinë, kampioni i Superiores në udhëkryq
Arbin Zejnullai

Arbin Zejnullai është një nga liderët e Egnatias kampione. Tetovarit i ka përfunduar kontrata me mbylljen e kampionatit dhe tashmë është një futbollist i lirë në treg.

Rrogozhinasit i kanë ofruar rinovimin, por futbollisti ende nuk ka marrë një vendim mbi të ardhmen. Kjo ndikuar edhe nga ofertat që janë bërë në drejtim të tij nga ekipe të tjera.

Saktësisht oferta e Dinamos “tundon” mesfushorin, i cili me interesimin e Ilir Dajës është vënë në një “udhëkryq”. 26-vjeçari prej 3 vitesh është pjesë e Egnatias, me të cilët ia ka dalë të fitojë 5 trofe.

2 herë titullin kampion, 2 Kupa dhe 1 Superkupë, duke qenë protagonist me paraqitjet e tij. Padiksutim që pas këtyre paraqitjeve futbollisti kërkon kushte më të mira, sidomos ato financiare. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për mesfushorin, i cili po shqyrton 2 ofertat që ka në tavolinë për të vendosur më pas për të ardhmen.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga