7 lojtarë janë shitur zyrtarisht deri tani nga Superiorja. Egnatia është klubi që ka përfituar më shumë, pikërisht 700 mijë euro nga shitja e Ibrahimoglu dhe Sherrit.
Në anën tjetër Laçi përfitoi 200 mijë euro me Aldi Dajkon. Të njëjtën shumë përfitoi dhe Skënderbeu me Ivan Djantou. Vllaznia përfitoi 100 mijë euro nga largimi i Geralb Smajlit te Ballkani.
Dinamo ia doli të shesë Alesio Mijan, ndërsa operacioni u krye me sukses për 60 mijë euro. Bylis po ashtu shiti sulmuesin Kibe për shifrën e 50 mijë eurove.
Në total janë 1.31 milionë euro të arkëtuara. Superiorja ka shitur kështu lojtarë me pikatore, ndërsa gushti është një muaj që sjell mjaft zhvillime.
Poll