
Egnatia ishte skuadra e parë në Superiore që ia doli të siguronte pjesëmarrjen e saj në “Final – Four” rrogozhinasit prej muajsh tashmë janë lider të Superiores, teksa udhëheqin me 2 pikë më shumë se Vllaznia, ku kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi i kampionatit.
Humbjet e fundit kanë vënë në rrezik vendin e parë, por te rrogozhinasit janë të sigurtë që nuk do të lëshojnë rrugë ndaj kundërshtarëve dhe se kreu i klasifikimit iu takon vetëm atyre. Dy takimet e fundit për skuadrën e Edlir Tetovës janë të vështira. Fillimisht udhëtojnë në transfertë për të sfiduar Dinamon dhe të shtunën presin në shtëpi Tiranën.
Në Rrogozhinë duhet të mbajnë me patjetër vendin e parë, pasi një pozicion i tillë në fund ka dhe shpërblim më tepër. FSHF-ja shpërndan 100 milionë lekë për skuadrën që përfundon kampionatin në vendin e parë. Shumë kjo e rëndësishme për të motivuar lojtarët që të luftonë deri në fund për të mbajtur vendin e parë në klasifikim.