
Regi Lushkja
Regi Lushkja mund të largohet nga Egnatia gjatë kësaj merkatoje. Për të ka interesim konkret nga një ekip turk.
Bëhet fjalë për Sivasspor, me këto të fundit që dëshirojnë shërbimet e ish-it të Laçit për të përforcuar ekipin. Nga sa mësohet ish-skuadra e Rey Manajt ka bërë ofertën konkrete për Lushkjen, gjë e cila kap shifrën e 100 mijë eurove.
Një shumë kjo që duket shumë e vogël nga drejtuesit e kampionëve për një ga futbollistët më të mirë të Superirores. Për momentin bisedimet vazhdojnë, port e Egnatia nuk heqin dorë nga lideri i ekipit për një shumë të vogël.
Poll