Partizani do të luajë në një transfertë mjaft delikate ditën e dielë. Demat do të përballen me Egnatian në “Egnatia Arena” duke nisur që nga ora 15:00.
Një sfidë mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat që do të kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat. Të kuqtë nuk e njohin “shijen’ e fitore prej 3 ndeshjesh dhe ndaj rrogozhinasve janë të dënuar vetmë për 3 pikët.
Orges Shehi nuk ka kohë peëër të humbur dhe ka nisur përgatitjet për sfidën me Egnatian. Timonieri durrsak bëhet me “dhimbje koke” pasi për këtë sfidë 3 lojtarë janë në dyshim. Adnard Mehmeti, Andi Hadroj dhe Leart Zekolli ende nuk janë rikuperuar plotësisht dhe gatishmëria entire për sfidën me rrogozhinasit mbetet në dyshim.
Ndërklohë lajm i mirë padiksutim është rikthimi i Tedi Carës. Sulmueis ka shlyer kartonin e kuq të marrë me Laçin dhe tashmë do të jetë i gatshëm për kryeqytetasit për sfidën me Egnatian. Kujtojmë se aktualisht Partizani ka grumbulluar 48 pikë dhe mban vendin e 3-të në klasifikim, me 3 pikë më pak se Vllaznia dhe 6 më pak se Egnatia.