Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shorti bujar me Borac dhe Vikingur, si Egnatia humbi mundësinë e artë për grupet e Europës  

Shkruar nga NEWSPORT
Shorti bujar me Borac dhe Vikingur, si Egnatia humbi mundësinë e
Egnatia

Sezoni 2023/24 ishte historik për Egnatian, pasi fitoi Kupën e Shqipërisë dhe titullin kampion. Në anën tjetër edicioni i ri nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi rrogozhinasit nuk ia dolën të kalojnë asnjë tur në Europë.

Fillimisht ishte Borac që eleminoi rrogozhinasit nga Champions dhe më pas Vikingur Rejkjavik nga Conference League. Por si do shkonte aventura e Egnatias, nëse do ishte në vendin e Borac apo Vikingur?

Borac ndodhet në turin e tretë të Europa League, pasi u mposht nga PAOK. Aty ka “peshkuar” amatorët e Klakvik, që konsiderohen mëse të kalueshëm. Kështu Borac nëse siguron kualifikimin, së paku ka siguruar grupet e Conference League dhe në rast humbje në “play-off”.

Vikingur po ashtu ka pasur një short bujar. Kundërshtari i radhës është Flora Tallinn. Islandezët nuk duan ta diskutojnë fitoren, teksa më pas në finalen e “play-off” gjejnë humbësin e çiftit Santa Coloma – RFS. Klubi i Andorrës Santa Coloma ka shumë gjasa që të humbasë, ndërsa një finale e tillë “play-off” do ëndërrohej nga kushdo.

Egnatia sheh kështu kundërshtarët e saj të “flirtojnë” me grupet. Sigurisht që nëse dhe Egnatia do kalonte një tur, vështirë ta diskutonte më pas kualifikimin.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga