Lajmi për vdekjen e futbollistit të akademisë së Shënkollit, Klajvert Çuni tronditi jo vetëm klubin lezhian, por gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.
21-vjeçari ra nga tarraca e biznesit të tij në fshatin Torovicë të Lezhës dhe pavarësisht kujdesit të mjekëve në Spitalin e Traumës, nuk ia doli të mbijetonte plagëve të marra.
Mesazhet ngushëlluese janë të pafundme për familjen e të ndjerit dhe së fundmi ka shkruar disa rreshta edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Lajmi për humbjen e jetës së Klajvert Çunit, të riut të rritur në akademinë e Shënkollit, më ka pikëlluar mua dhe çdo anëtar tjetër të komunitetit të futbollit. Ditë të tilla janë të zeza për këdo, jo vetëm për komunitetin tonë të futbollit.
Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Klajvertit! U prehtë në paqe!