Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndarja nga jeta e "Gjeneralit" Bejkush Birçe, Armand Duka: Kemi humbur një nga njerezit me më shumë kontribute në futbollin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e "Gjeneralit" Bejkush Birçe, Armand Duka: Kemi
Armand Duka, Bejkush Birce

Ndarja nga jeta e Bejkush Birçes ka sjellë trishtin të madh në futbollin shqiptar. Ish-trajneri i Kombëtares në vitet '90 u bë pjesë e rëndësishme e evolimit të futbollit vendas pas periudhës së komunizmit. Një karrierë e gjatë dhe e pasur në të cilën fitoi edhe nofkën e famshme, "Gjenerali".

Për këtë humbje të madhe ka reaguar edhe presidenti i FSHF, Armand Duka me një postim në faqen e tij zyrtare.

"I pikëlluar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes! Kemi humbur një nga njerezit me më shumë kontribute në futbollin shqiptar, si lojtar, trajner e drejtues në FSHF. Kemi humbur një njeri me karakter të fortë, një mik dhe një familjar shumë të mirë.

Në emrin tim dhe të komunitetit të futbollit shqiptar, dua t'i shpreh ngushëllimet e mia familjes, së afërmve dhe miqve, të cilët kanë humbur një njeri shumë të dashur për ta. U prehsh në paqe Bejkush Birçe!"- shkruan Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga