Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Më merr djalin te Kombëtarja”, Nazmi Selmani i “zbarkoi” Dukës te banesa bashkë me fisin, zbardhet sms kërcënues që pronari i “Nord Park” i dërgoi presidentit të FSHF-së

Shkruar nga NEWSPORT
“Më merr djalin te Kombëtarja”, Nazmi Selmani i
Fotomontazh/ Nord Park Resort-Gentian dhe Nazmi Selmani dhe Armand Duka

“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”, ky ka qenë mesazhi kërcënues i cili mbrëmjen e djeshme mbërriti në telefonin e Presidentit të FSHF-së, Armand Dukës.

Ky mesazh kërcënues është dërguar nga presidenti i klubit të futbollit “Iliria”, Nazmi Selmani, i cili rezulton të jetë po ashtu edhe pronari i resortit të njohur në Fushë Krujë “Nord Park Resort”.

Këtë të shtunë Nazmi Selmani së bashku me anëtarët e tjerë të fisit të tij, të cilët po ashtu janë emra të njohur në botën e futbollit, ranë në prangat e Policisë së Durrësit pasi kërcënuan presidentin e Federatës së Futbollit Shqiptar, Armand Dukën.

Fillimisht sipas asaj që u bë me dije nga blutë e qytetit bregdetar, presidenti i FSHF-së mori një mesazh kërcënues në telefon dhe më pas Nazmi Selmani së bashku me Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani, Adolfo Selmanin, Redian Locin dhe shtetasin me A.Selmani 39-vjeç, nuk u mjaftuan me aq dhe i shkuan poshtë banesës Armand Dukës për ta kërcënuar.

Burime për mediat bëjnë me dije se presidenti i klubit “Iliria” e ka kërcënuar Dukën se pse nuk i merr të birin te Kombëtarja. Konkretisht bëhet fjalë për Gentian Selmanin i cili aktualisht është pjesë e ekipit të Tiranës. Gjithashtu ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Kombëtares shqiptare, teksa me Kombëtaren A ka zhvilluar 4 ndeshje.

“Më merr djalin te Kombëtarja”, Nazmi Selmani i
Nazmi Selmani

Por, presidenti Duka nuk ra pre e kërcënimeve dhe menjëherë njoftoi autoritetet të cilët bënë të mundur arrestimin e presitentit të klubit “Iliria”, Nazmi Selmanin, dy futbollistët Brajan dhe Santiago Selmani dhe shtetasit Petrit Selmani dhe Redian Loci.

“Më merr djalin te Kombëtarja”, Nazmi Selmani i
Gentian Selmani

Ndërsa në gjendje të lirë u procedua futbollisti tjetër Adolfo Selmani si dhe shtetasi A.Selmani, 39 vjeç.

"Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S,  20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë.Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.Pas marrjes së  njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar  në Komisariat personat e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjitheshëm Durrës për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës" e kryer në bashkëpunim", njoftoi Policia më herët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga