Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Superkupa e Shqipërisë shkon në Rrogozhinë, Egnatia mposht Kukësin në finale

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Superkupa e Shqipërisë shkon në Rrogozhinë, Egnatia
Egnatia


EGNATIA - KUKËSI 2-0 (UJKA, BAKAYOKO)

Egnatia ka triumfuar në finalen e Superkupës së Shqipërisë ndaj Kukësit me rezultatin e pastër 2-0, me golat e Ujkës dhe Bakayokos. Rrogozhinasit arrijnë të mposhtin sërish në finale verilindorët dhe të fitojnë trofeun e parë sezonal.

LIVE:

84’ GOL Egnatia, Bakayoko realizon me kokë duke e kaluar vijën fatale të portës së Kukësit

Goli i Bakayoko

79’ Lushkja provon të realizojë, por tentativa e tij shkon në këndore

70’ Rast i mirë për Kukësin me Aboubakar, por ky i fundit nuk godet sicc duhet me kokë

58’ Dervishaj bën super pritje ndaj Bakayokos, i cili goditi me kokë, por gardiani e heq

Pritja e Dervishaj

57’ Lushkja kroson në zonë, por pa probleme për verilindorët

50’ Ujka provon një goditje nga distanca, por tentativa shkon jashtë

46’ Starton pjesa e dytë në “Air Albania”

Ka përfunduar pjesa e parë e Superkupës me Egnatian që udhëheq ndaj Kukësit me shifrat 1-0. Rrogozhinasit arritën të kalojnë në avantazh falë golit të Serxhio Ujkës.

45’ Akordohen 2 minuta shtesë në pjesën e parë

40’ Një lëvizje nga Çela që zëvendëson Kapllanaj me Bayi

33’ Një rast i pastër i Bakayoko një për një me portierin i cili pret goditjen, por gjyqtari anësor akordon pozicion jashtë loje30’ Fangaj fiton goditje këndi për Egnatian, e para e këtij takimi 

26’ Kukësi provon me një top vertikal me Danaj për Beshiraj, por portieri i Egnatias del në kohë

19’ GOL EGNATIA, rrogozhinasit kalojnë në avantazh falë golit të Ujkës

Goli i Ujkës

15’ Rast i artë i rrogozhinasve me Bakayoko, ky i fundit nuk arrin të shënojë pasi kaloi dhe portierin

Rasti i Bakayoko

14’ Zejnullai godet murin, topi kthehet dhe godet me të majtën, por topi shkon shum lart

13’ Egnatia mbetet në sulm, ku kësaj radhe fiton një faull me anë të Zejnullait në një pozicion të favorshëm11’- Një top i nisur nga Beshiraj në kundërsulm, por Dobjani e kontrollon për Egnatian

5’- Super mundësi e Egnatias me Lushkjan, i cili nuk arriti të çojë në rrjetë topin e Ramës

1'- Nis Finalja e Superkupës. Egnatia dhe Kukësi tentojnë trofeun e parë sezonal.

Superkupa e Shqipërisë: Finale

Stadiumi: "Arena Kombëtare"

Arbitër: Daniel Vrapi

Formacionet Zyrtare:

EGNATIA: Dobjani, Malota, Xhemajli, Ndreca, Fangaj, Rama, Aleksi, Zejnullai, Ujka, Lushkja, Bakajoko, Trajner: Edlir Tetova

KUKËSI:  Dervishaj, Lamellari, Jusuf, Danaj, Dragoshi, Selita, Kapllanaj, Nasir, Metani, Hasaj, Beshiraj, Trajner: Emiliano Çela

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga