Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kongresi i 74-të i FIFA-s, Armand Duka zbulon mesazhin që vendoset në fanellën e kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Kongresi i 74-të i FIFA-s, Armand Duka zbulon mesazhin që vendoset
Fanela e kombetares shqiptare

Ditën e sotme është zhvilluar Kongresi i 74-të i FIFA-s, ku padiksutim Armand Duka ishte i pranishëm. Në këtë konkres u përcoll një mesazh shumë i rëndësishëm. “Futbolli bashkon Botës” është ky mesazhi që do të mbahet edhe në krah të fanellës së kombëtares shqiptare për vajza.

Një mesazh ky që synon të bashkojë sa më shumë njerëz në futboll.  Ndër të tjera u vendos që Brazili të organizojë Kupën e Botës për vajza në vitin 2027.

“I pranishëm në Kongresin e 74-t të FIFA-s.

Në kohën ku konfliktet në botë janë prezente, u përcoll mesazhi “Futbolli bashkon Botën”, që do të jetë tashmë edhe në krah të fanellës tonë Kombëtare.

Me këtë moto, të gjitha Federatat do përpiqen të ofrojnë sa më shumë mundësi për të luajtur futboll, për të ëndërruar, për t’i afruar të gjithë rreth futbollit, për t’u ndryshuar jetën njerëzve. Misioni është që kudo të luhet futboll dhe në Kongresin e sotëm u propozua edhe organizimi i një festivali futbolli për grupmoshën U-15.

Gjithashtu do të ketë një Kupë Botë për Futsal për vajza, me edicionin e parë që organizohet në Filipine në vitin 2025, si dhe një Kupë Botë të Klubeve për vajza nga viti 2026. Një vendim tjetër tjetër i rëndësishëm ishte përzgjedhja e Brazilit për të organizuar Kupën e Botës për vajza 2027.

Së bashku, përmes futbollit, mund të sjellim ndryshimin!”, shkruhet në postimin e Dukës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga