Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

I ftuar special i FSHF, Fabio Cannavaro zbulon prapaskenat e “Galaktikëve”: Kishte klane spanjolle, të Ronaldos dhe grupi im

Shkruar nga NEWSPORT
I ftuar special i FSHF, Fabio Cannavaro zbulon prapaskenat e
Fabio Cannavaro, Real Madrid 'Galaktiket'

I ftuari special i FSHF-së në kursin e trajnerit, Fabio Cannavaro, zbuloi prapaskenat gjatë kohës kur ishte pjesë e Real Madrid në vitet 2006-2009. Ai ishte pjesë e një grupi ikonë futbollistës që i dhanë madrilenëve epitetin ‘Galaktikët’.

Yje si David Beckham, Ronaldo Nazario, Zidane, Seedorf, Raul e shumë të tjerë që të fusin frikën vetëm kur i sheh përballë. Megjithatë, ky grup që pritej të sundonte gjithçka nuk performoi sipas pritshmërive.

Cannavaro zbulon se brenda grupit kishte klane të ndryshme si grupi i lojtarëve spanjollë, grupi i Ronaldos apo dhe grupi i tij.

“Skuadrat që kanë fituar janë zakonisht ato që kanë patur një grup të mirë dhe ato që nuk kanë fituar janë zakonisht skuadra që nuk kanë një bashkëpunim të mirë në grup. Këto janë gjëra që janë të qarta në futboll. Pa një ekip të bashkuar është e vështirë të arrish rezultate.

Në karrierën time, kur kam arritur të fitoja trofe të rëndësishëm kam patur një grup të mirë. Por më ka ndodhur të kem fituar edhe me një grup ku lojtarët kishin probleme të vogla në ekip. Aty vihet në pah trajneri për të dërguar përpara drejt objektivit.

Kjo më ka ndodhur me Capellon në Real Madrid. Ishte grupi i lojtarëve spanjollë, ishte grupi i Ronaldos, ishte grupi i atyre që sapo kishin ardhur dhe nuk është se kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Unë kisha një grup të shëndetshëm me Antonio Cassanon, por aty pashë zotësinë e Fabio Capellos për të menaxhuar këtë situatë”, thotë Cannavaro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga