
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar Kosovës për 8 vjetorin e anëtarësimit në UEFA. Kujtojmë se FSHF ishte që në hapat e parë në mbështetje të FFK-së, ndërsa tashmë këta të fundit po vazhdojnë rrugëtimin me dinjitet.
Presidenti Duka përmend në urimin e tij dhe ish-homologun e tij, të ndjerin Fadil Vokrrin, që luajti rol të rëndësishëm në anëtarësimin e vendit të tij. Po ashtu, numri 1 i FSHF-së shton në fund se institucioni i futbollit shqiptar do jetë gjithmonë krah FFK-së.
Postimi i Presidentit Armand Duka:
“3 maji i vitit 2016 ishte historik! FFK u bë anëtare e UEFA-s me të drejta të plota dhe ne jemi krenarë që ishim pranë saj dhe punuam fort që komuniteti i futbollit të Kosovës të merrte atë që i takonte me të drejtë. Anëtarësimi në UEFA hapi një kapitull të ri në futbollin e Kosovës, që tashmë garon me dinjitet në arenën ndërkombëtare, qoftë në nivelin e përfaqësueseve, qoftë në atë të klubeve. Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë krah FFK që në hapat e parë me Fadil Vokrrin, një emër i shquar që dha një kontribut të madh për futbollin në Kosovë, dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë. Kosovë, FFK, President Agim Ademi, urime 8-vjetorin e anëtarësimit në UEFA!”
View this post on Instagram