Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gazetarja reagon ashpër kundër Ora News: Më përdorën mua për të sulmuar FSHF-në, do të përballem me ta në gjyq

Shkruar nga NEWSPORT
Gazetarja reagon ashpër kundër Ora News: Më përdorën
Pamje nga episodi i ndodhur dhe Vjosana

Gazetarja sportive, Vjosana Nozllaku ka reaguar ashpër kundër Ora News në lidhje me situatën e ndodhur mes saj dhe një roje tek “Air Albania” gjatë sfidës mes Shqipërisë dhe Çekisë. Kjo situatë sipas saj është përdorur nga televizioni për të sulmuar FSHF-në.

Në deklaratën e saj, Vojsana ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqjen nga ky televizon, ndërsa tregon se kronika e transmetuar mbi këtë situatë është e pavërtetë. Majde ka thënë se tashmë për këtë çështje do të përballen në gjyq, pasi nuk toleron aspak dhe se është gjithëmonë në krah të vërtetës.

“????????Të nderuar miq, më lejoni që të bëj një sqarim të shkurtër për ju dhe mbi të gjitha misionin tim si gazetare.

Pak ditë më parë, në televizionin ku unë punoja, është transmetuar një kronikë me përmbajtje të pavërtetë. Unë personalisht kam komunikuar me drejtuesit e mij që ajo kronikë të mos shfaqej, të fshihej dhe të flitej vetëm e vërteta. Ka të bëjë me incidentin shumë spontan të ndodhur në Air Albania mes meje dhe një punonjësi që ishte diçka e papërfillshme. Këtë incident televizoni ku unë punoja e mori dhe e përdori për të sulmuar,X institucion dhe të tjerë individë në kurrizin tim duke më cenuar dinjitetin si gazetare që gjithnjë kam folur të vërtetën

Në këto kushte ju kërkova menjëherë dorëheqjen dhe as nuk e merreni me mend se sa presione kam pasur gjatë këtyre ditëve të gjitha të dokumentuara. Më pas më ftuan në gjyq, dhe unë do t’iu shkoj në gjyq në cilësinë e një gazetareje e cila mbron gjithnjë të vërteten dhe që fytyra ime kurrësesi nuk mund të thotë gjëra të pavërteta. Jeta nuk fillon dhe mbaron me një emision, dinjiteti është shumë herë më i rëndësishëm! ????”, shkruan gazetarja sportive.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by vjosana_nozllakuⒸ???? (@vjosananozllaku)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga