
Në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë është hapur në aeroportin e Rinasit dyqani më i madh me produktet origjinale Macron, i licencuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kompania italiane është prodhuesi zyrtar i fanelave të Kombëtares.
Një hapësirë e gjitha kuqezi, ku të gjithë udhëtarët do të mund të gjejnë fanellat e Kombëtares shqiptare, por edhe produkte të tjera të markës kuqezi.
Në këtë dyqan, i konceptuar në hapësirën “duty free” në aeroport, udhëtarët do të mund të gjejnë edhe suvenirë autentikë shqiptarë, veshje sportive me motive tradicionale dhe simbolet kombëtar të Shqipërisë.
Kompania “Macron” është sponsor teknik i Kombëtares shqiptare dhe ka nisur bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit që në vitin 2015, duke shoqëruar kuqezinjtë në pjesëmarrjet historike në kampionatet Euro 2016 dhe më pas në Euro 2024.