Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF organizon nesër mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2024”, ja në cilin kanal televiziv do të transmetohet LIVE

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF organizon nesër mbrëmjen Gala “Topi i Artë
Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”

Federata e Futbollit do të organizojë mbrëmjen e nesërme edicionin e tretë të mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024”. Spektakli më i madh i futbollit shqiptar do të mbahet në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe do të jetë një mbrëmje feste, e gjitha për t’u shijuar nga të pranishmit në sallë dhe ndjekësit nga televizioni.

Ky spektakël do të transmetohet live në TV Klan duke nisur nga ora 20:00, teksa që prej orës 19:30 të gjithë shikuesit do të ndjekin live në Klan News hyrjen e personaliteteve të futbollit dhe jo vetëm teksa kalojnë në tapetin e kuq.

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024” do të prezantohet nga moderatori dhe kantautori shumë i njohur dhe i dashur për shqiptarët Ardit Gjebrea si edhe nga modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi.

Siç është bërë e ditur më herët, spektakli do t’i kushtohet arritjeve të futbollit shqiptar dhe suksesit të ekipit kombëtar në finalet e Europianit “Gjermani 2024”. Do të jepen 9 çmime përgjatë kësaj mbrëmje, teksa nuk do të mungojnë as surprizat qe do ta bëjnë mbrëmjen të paharruar.

Ndiqni nesër në Tv Klan mbrëmjen Gala, “Topi i Artë 2024”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga