
Sylvinho - Pablo Zabaleta - Armand Duka - Refik Halili
Tirana po luan momentalisht përballë Partizanit derbin e kryeqytetit, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”.
Në sfidën që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” duket se ka edhe tifozë specialë.
Së bashku me presidentin e FSHF-së Armand Dukën dhe atë të Tiranës, Refik Halilin, derbin po ndjekin edhe Sylvinho me Pablo Zabaletën.
Nuk dihet nëse trajneri i Kombëtares dhe ndihmësi i tij janë në derbi për të vëzhguar ndonjë element që mund të vlejë për Europian, apo thjeshtë për të shijuar spektaklin e kësaj supersfidë.

Sylvinho - Pablo Zabaleta - Armand Duka - Refik Halili
Poll