Një epokë e artë në futbollin e femrave po merr fund. Kapitenia legjendare e Barcelonës për femra, Alexia Putellas, ka vendosur të largohet nga klubi katalanas në fund të sezonit, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshëm pas 14 vitesh me fanellën “blaugrana”.
Dy herë fituesja e “Topit të Artë” largohet si një nga ikonat më të mëdha në historinë e klubit dhe të futbollit të femrave. Gjatë kohës së saj te Barcelona, ajo zhvilloi mbi 500 ndeshje, realizoi 232 gola dhe fitoi 38 trofe, përfshirë katër trofe të UEFA Women’s Champions League.
Lajmi për largimin vjen vetëm pak ditë pasi Barcelona triumfoi ndaj Lyonit në finalen e Champions League, ku Putellas u shpall edhe lojtarja më e mirë e turneut.
Mesfushorja spanjolle kontribuoi me 7 gola dhe 7 asistime në këtë edicion evropian. Një ceremoni lamtumire pritet të organizohet në “Camp Nou” për të nderuar një nga figurat më të rëndësishme në historinë e klubit.
View this post on Instagram
