Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

U ZYRTARIZUA te ekipi i Partizanit, Cyme Lulaj: Privilegj të drejtoj një skuadër me histori, do rikthejmë fuqinë e këtij klubi

Shkruar nga NEWSPORT
U ZYRTARIZUA te ekipi i Partizanit, Cyme Lulaj: Privilegj të drejtoj
Cyme Lulaj

Cyme Lulaj ka nisur një aventurë të re në karrierën e saj. Ka marrë në “dorë frenat” e Partizanit të femrave.

Trajnerja Lulaj, e cila aktualisht drejton kombëtaret e femrave në grupmoshat U-17, U-16 dhe U-14, si dhe mban detyrën e koordinatores së projektit TDS pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, sjell në klub një eksperiencë të gjerë dhe kompetencë të provuar në zhvillimin e futbollit të femrave.

Në sezonin futbollistik 2025-2026, Lulaj do të udhëheqë skuadrën e Partizanit me objektivin për t’u renditur mes ekipeve kryesore të kampionatit dhe për të konkurruar për titullin kampion .Ndërkohë Lulaj ka thënë edhe fjalët e saj të para për këtë eksperiencë. Shprehet se për të është privilegj të drejtojë një ekip me histori dhe do të jetë një sfidë e madhe për të arritur te rezultatet pozitive.

“Një privilegj i madh për mua të jem pjesë e klubit me histori siç është Partizani. Jam krenare që tashmë jam trajnere e ekipit të femrave dhe e di që na pret një sfidë e madhe, duke ndërtuar nga themelet një skuadër të re. Me punë, përkushtim dhe pasion, do të krijojmë një ekip që do ta nderojë këtë fanellë dhe do të rikthejë fuqinë e Partizanit në futbollin për femra.

Faleminderit për besimin! Forca Partizani! “, ka theksuar trajnerja.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga