Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Nis sot grumbullimi i Kombëtares, tekniku Grima fton 17 futbolliste

Shkruar nga NEWSPORT
Nis sot grumbullimi i Kombëtares, tekniku Grima fton 17 futbolliste
Kombetarja e Femrave

Kombëtarja e vajzave nis nga kjo e premte grumbullimin rutinë në Ulqin. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, skuadra do të qëndrojë e grumbulluar deri më 25 janar.

Tekniku kuqezi ka ftuar 17 futbolliste për këtë grumbullim, ku spikasin edhe vajza që afrohen për herë të parë në skuadrën A si: Klea Allushi, Herta Hasaj, Angela Nikaj, Gelda Kadiolli dhe Bora Bushati të cilat kanë mundësinë të tregojnë potencialin e tyre për të qenë më tej pjesë e Kombëtares shqiptare.

Stafi shqiptar do të ketë mundësinë të analizojë gjendjen fizike dhe teknike të lojtareve të grumbulluara, si dhe të evidentojë elementet e reja që mund t’i bashkohen më tej ekipit kuqezi.

Shqipëria do të nisë muajin e ardhshëm fushatën e saj në edicionin e ri të Nations League. Takimi i parë do të zhvillohet më 21 shkurt, ku Shqipëria do të presë Ukrainën në shtëpi, ndërsa katër ditë më vonë do të luajë në transfertë kundër Çekisë.

Poll

Lexo gjithashtu