
Bruno Dita - Jeton Beqiri
Shkëndija e Tetovës u eliminua në turin e parë të Conference League. Kuqezinjtë u mposhtën 2-0 dhe 1-2 nga armenët e Noah, që prenë shpresat e tetovarëve për të vazhduar më tej.
Pas këtij eliminimi, reagimi i Bruno Ditës ka qenë mjaft thumbues. Mesfushori që së fundmi u transferua nga Shkëndija te Dinamo, ka reaguar menjëherë pas eliminimit të klubit tetovar nga Conference League.
“Mister (figurën e kllounit), merr valixhen futja për shtëpi. Të përshëndes se ti vdes për tallava”, shkruan Dita. Ky postim është marrë si ‘kunj’ për Jeton Beqirin, të cilin mesfushori e ka pasur trajner së fundmi te Shkëndija.

Postimi i bërë nga Bruno Dita
Poll