
Kjo verë vështirë të harrohet për Egnatian. Klubi rrogozhinas përfaqësoi Shqipërinë në Champions League për herë të parë në histori.
Një rrugëtim me pengje, pasi nuk u kalua asnjë tur. Fillimisht ishte Borac që eleminoi Egnatian nga Champions, ndërsa Vikingur Rejkjavik i hoqi mundësinë e Conference League.
Borac luan në fazën “play-off” të Europa League përballë Ferencvaros. Kështu dhe në rast eleminimi, klubi i Bosnjës ka siguruar kalimin në grupet e Conference League.
Në anën tjetër Vikingur luan në “play-off” të Conference me Santa Coloman. Një kundërshtar amator nga Andorra, që mund të konsiderohet më i miri i mundshëm.
Tashmë Egnatia nuk ka kohë për ta kthyer kokën pas. Rrugëtimi në Superiore nis me Dinamon më 18 gusht në “Elbasan Arena”.