
Ditën e sotme mund ta konsiderojmë pa ‘frikë’ një ditë miqësores. Disa nga ekipet e Superiores do të zbresin në fushën e lojës, teksa do të përballen me skuadrat e Kategorisë së Parë dhe të Dytë.
Këto sfida do t’iu shërbejnë trajnerëve të mbajnë të angazhuar futbollistët, pasi siç dihet kampionati shqiptarë është në pauzë për shkak të sfidave të Kombëtares. Kështu ekipet do të zbresin në fushë dhe kjo është gjithashtu një mundësi e mirë për lojtarët e stolit për të treguar vetën dhe për të fituar besimin e trajnerëve të tyre.
Disa nga ndeshjet miqësore që do të luhen ditën e sotme:
11:00/ Dinamo – Luzi (Kompleksi sportiv në Arbanë)
14:00/ Skënderbeu – Maliqi (Stadiumi “Skënderbeu”)
15:00/ Iliria – Vllaznia (Stadiumi “Redi Maloku”)
15:00/ Laçi – Valbona (Stadiumi “Internacional Pezë”)
17:30/ Partizani – Kukësi (Stadiumi “Arena e Demave”)