Në një ceremoni madhështore të organizuar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nga Federata e Futbollit, Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.
Çmimin e veçantë ia dorëzoi trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, Sevime Gjimshitit, nënës së Berat Gjimshitit, i cili për shkak të angazhimeve me klubin e tij, e kishte të pamundur të ishte i pranishëm.
Gjimshiti, që aktivizohet me Atalantën në Serie A dhe mban shiritin e kapitenit te Kombëtarja shqiptare, ka pasur një vit të jashtëzakonshëm. Ai udhëhoqi Atalantën drejt triumfit historik në UEFA Europa League dhe ishte një figurë kyçe në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.
Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë nga votat e lojtarëve të Kombëtares.
“Është një nga ato mbrëmjet e bukura që flitet për futbollin. Jam i lumtur që jam mes jush. Dua t’i bëj komplimente të gjithë futbollistëve dhe trajnerëve që nodhen këtu dhe merren me sportin”, u shpreh Sylvinho
“Faleminderit shumë për këtë dhuratë të çmueshme që ia keni dhuruar Berat Gjmshitit. Për këtë çmim kaq të madh ai ka dërguar prindërit”, u shpreh nëna e Gjimshitit që tërhoqi trofeun në vend të birirt që e pati të pamundur të ishte pjesë e ceremonisë.