
Teuta
Teuta ka zhvilluar sot një takim miqësor përballë Otrant, të cilën e ka fituar me rezultatin 2-1. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës.
Golat për “djemtë e detit” i shënuan gjatë pjesës së dytë Torraj dhe Beqja. Kështu Edi Martini po merr sinjale të mira nga ekipi durrsak në fazën përgatitore.
Teuta do të zhvillojë takime të tjera miqësore, teksa kujtojmë se fillimi i Superiores është 1 muaj larg. Durrsakët do tentojnë më shumë se sezonin e fundit ku pjesën më të madhe të sezonit garuan për mbijetesën.
Poll