
Tirana dhe Teuta do të përballen këtë të shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin "Arena Kombëtare", do të nisë në orën 15:30.
Një duel direkt për mbijetesën, duke ditur që të dy ekipet janë shumë pranë njëra-tjetrës me pikë. Teuta me 38 pikë mban vendin e 6-të, ndërsa bardheblutë në vendin e 8-të kanë 36 pikë.
Megjithatë e shkuara favorizon skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi. Në 60 ndeshjet e fundit, Tirana ia ka dalë që të triumfojë 21 herë, përballë 17 fitoreve të Teutës. Ndërsa 22 duele kanë përfunduar në barazim.

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram