
UEFA i ka besuar arbitrave shqiptarë për 2 ndeshje në Europa dhe Conference League. Luhen ndeshjet e para të “play-off” dhe Enea Jorgji me Eldorjan Hamitin do luajnë rolin e kryesorëve.
Më 22 gusht në Greqi, PAOK pret Shamrock Rovers. Ndeshja është e vlefshme për Europa League dhe do gjykohet nga Jorgji. Ndihmësit e tij janë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa si i katërt qëndron Florian Lata.
Po më 22 gusht, Panevezys pret The New Saints në Lituani. Sfida vlen për fazën “play-off” të Conference League dhe Hamiti është caktuar kryesor. Asistentët e tij janë Ilir Tartaraj dhe Xhulio Mani. Si arbitër i katërt qëndron Kreshnik Cjapi.
Dhe VAR është tërësisht “shqiptar”, pasi kryesor është Kreshnik Bajramaj dhe ndihmës Olsion Yzeiraj. Në total janë plot 10 arbitra të Superiores që do jenë pjesë e ndeshjeve europiane në javën e ardhshme.