Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Vendi i fundit në grup dhe 5 ndeshje pa shënuar në Champions, Pioli: Fitojmë 3 ndeshjet e tjera

Shkruar nga NEWSPORT
Vendi i fundit në grup dhe 5 ndeshje pa shënuar në Champions,

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli për Sky Sport pas humbjes 3-0 ndaj PSG në Champions League. Kuqezinjtë zbresin në vendin e fundit në grup dhe shkojnë në 5 ndeshje rresht pa shënuar në arenën europiane.

"Pjesën e parë e interpretuam ashtu siç donim dhe e bëmë mirë, më pas mjaftoi një pakujdesi për të pësuar një gol. Në të dytën kishim nevojë për më shumë organizim dhe gjithashtu më shumë vëmendje. Është turp, është një moment në të cilin mund të bëjmë më mirë, por edhe në të cilin jemi të penalizuar paksa shumë. Por ky është niveli i Champions League, duhet të luajmë në nivelin teknik të ndeshjeve më të mira”.

Asnjë gol në 5 të fundit në Champions League?

“Është e pabesueshme të mos mund të shënosh, ne kishim shanset tona edhe sonte. Mendoj se rezultati i Newcastle është e vetmja gjë pozitive e mbrëmjes sepse na jep pak shpresë, duhet të besojmë në të sepse mund të bëjmë mirë dhe ne kemi cilësitë për të fituar 3 ndeshjet e ardhshme”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga