
Përfaqësuesit e pilotit që fluturonte Kobe Bryant, vajza e tij dhe gjashtë pasagjerë të tjerë, sugjerojnë që fajtorët ishin ata që ndodheshin në bordin e drejtimit. Legjenda e NBA, Bryant, vdiq në moshën 41 vjeçare kur helikopteri I tij ra në një kodër në California.
Edhe piloti vdiq në këtë aksident, por përfaqëssuesi I tij ka akuzuar pasagjerët për “neglizhencë”. Për t’iu përgjigjur akuzave të bashkëshortes së Bryant, Vannesa, përfaqësuesi ka thënë: “Çdo lloj lëndimi apo dëmtimi ndaj paditësit apo të ndjerëve të tyre u shkaktuan plotësisht ose pjesërisht nga neglizhenca ose faji i pilotëve, duke përfshirë se ata ishin të njohur për rreziqet që I kanoseshin dhe se neglizhenca ishte një faktor themelor që shkaktoi dëmet e tyre të supozuara, prandaj I padituri nuk ka asnjë përgjegjësi.”
Padia vjen për Express Helicopters nga znj. Bryant, e cila supozon që helikopterët lejoheshin të fluturonin vetëm në kohë të mirë dhe kur kishte mjaftueshëm fushëpamje dhe atë ditë kushtet nuk ishin të tilla.