Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vazhdon “tradhtia” në Laç, ikën dhe i fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Vazhdon “tradhtia” në Laç, ikën dhe i fundit

Kurbinasit janë njohur me një eksod të pandalshëm futbollistësh për këtë sezon të ri që do të nisë në shtator. Skuadra ka nisur përgatitjet, ndërsa nuk ka pasur lojtarët e sezonit të shkuar, ku përveç portierit Gentjan Selmanaj, të gjithë tashmë e kanë tradhtuar skuadrën.

I fundit është Taulant Sefgjinaj. Mbrojtësi i krahut të majtë i skuadrës bardhezi ka marrë sot dokumentacionin e nevojshëm pranë presidentit Pashka Laska dhe nuk është më pjesë e grupit. Sefgjinaj është laçian dhe e ka tradhtuar skuadrën e zemrës, ku kishte mbi shtatë sezone që ishte pjesë e saj.

Pritet që shumë shpejt drejtuesit dhe stafi teknik ta zëvendësojnë laçianin me një tjetër lojtar të ri, pasi trajneri Troisi dhe ndihmësit e tij po bëjnë maksimumin për të afruar futbollistë që kanë talent dhe që mund të përballojnë Superioren.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga