
Valdet Rama është lojtari tjetër që do t'i bashkohet përfaqësueses Kosovare. Mesfushori i djathtë ka disa muaj që është lënë pa u grumbulluar nga De Biazi. Sipas gazetës "Olle", Rama do të ndjekë rrugën e Rashicës, Mehës dhe Shalës.
Ditën e nesërme pritet që Rama të bëjë kërkesën e tij për t'iu bashkuar përfaqësueses Kosovare, e cila duhet t'i dorëzohet Federatës së Kosovës dhe FIFA-s. Trajneri Bunjaku ka pasur edhe një bisedë me të ditën e sotme.
Tashmë pas Rashicës, Shalës dhe Mehës, një kuqezi tjetër i bashkohet përfaqësueses së Kosovës.
Poll