Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vangjeli, letër emocionuese për largimin nga Skënderbeu

Shkruar nga NEWSPORT
Vangjeli, letër emocionuese për largimin nga Skënderbeu

Mbrojtësi Kristi Vangjeli, i larguar nga Skënderbeu për te Astra në Rumani, me një letër të hapur në rrjetin social "Facebook", falënderon gjithë familjen bardhekuqe, drejtuesit, shokët e ekipit dhe veçanërisht tifozët korçarë. Ja letra e Vangjelit:

"Të dashur miqtë e mi, pas një periudhe dyvjeçare të mbushur plot me suksese, triumfe dhe momente të paharueshme, më duhet të largohem nga ekipi, që më rriti dhe më bëri të më rrahë zemra më fort se asnjëherë më parë. Dua t’ju falenderoj të gjithëve, duke nisur nga shokët e ekipit, presidentin, trajnerin, doktorët, punëtorët e këtij klubi, që shumë shpejt u bë i madh, qytetarët e mrekullueshëm korçarë dhe pa dyshim zemrën e ekipit, tifo grupin “Ujqërit e Dëborës”. Faleminderit për gjithë përkrahjen dhe forcën që më dhatë çdo ditë, të mirë dhe të keqe, pa të gjithë ju asgjë e mrekullueshme nuk do ishte arritur. Jam i sigurt se Skënderbeu do vazhdojë të jetë për një kohë të gjatë kampion i padiskutueshëm i Superligës dhe gjithashtu do ketë rrugëtim të shkëlqyer në Kupat e Europës. Për arsye familjare, por dhe ekonomike, këtë vit do të luajë me kampionët e Rumanisë, Astra Giurgiu. Duke ju falënderuar dhe njëherë, i juaji gjithmonë, KRISTI VANGJELI".

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga