
Pas fitores 5-0 kundër Emmens në ligën holandeze, Van De Beek e nisi si titullar ndeshjen dhe në fund të saj për mediat u përqëndrua tek e ardhmja e tij. Në prag të sfidës në Champions League Van De Beek nuk nguroi të "shpërqëndrohej" nga e ardhmja tek galaktikët.
"Bisedimet vazhdojnë dhe unë do të doja që ato të zgjidheshin sa më shpejt. Dhe nëse të mërkurën nuk kanë përfunduar, atëherë unë do të jem me ekipin për ndeshjen kundër PAOK. Për mua është një krenar dhe nder që fansat kërkojnë që unë të qëndroj", u shpreh Donny van De Beek për mediat.
Poll