Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

United “all-in” në merkato, gati të transferojë dy ‘yjet’ e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT

Manchester United po has shumë vështirësi këtë sezon si në fazën mbrojtëse, por edhe në atë sulmuese. Anglezët po presin me padurim merkaton verore, për të cilën kanë ‘piketuar’ edhe objektivat.

United ka hedhur sytë nga kampionati italian, aty ku është në gjurmët e një mbrojtësi dhe një sulmuesi. “Djajtë e Kuq” kanë peshkuar Joshua Zirkzee dhe Bremer, duke i parë ata si lojtarët perfekt për të përforcuar ekipin.

Zirkzee po zhvillon një sezon fantastik me Bolognan, me fanellën e të cilëve ka shënuar 11 gola deri më tani, teksa ka asisturt në 6 të tjërë. Në krahun tjetër Bremer, ka treguar aftësi të jashtëzakonshme, duke u kthyer në një nga pikat kyçe të Juventusit në këtë sezon.

Manchester United në krahun tjetër kërkon që të shpenzojë rreth 100 milionë euro për të dy lojtarët. 40 milionë euro do të shkojnë në arkat e Bolognas, ndërsa 60 të tjera në xhepat e “Zonjës së Vjetër”. Pritet të shihet nëse “Djajtë e Kuq” do të arrijnë të finalizojnë këto dy goditje të bujshme.

[caption id="attachment_730303" align="alignnone" width="300"]Joshua Zirkzee (m) & Bremer (d) Joshua Zirkzee (m) & Bremer (d)[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga