
Myrto Uzuni nuk ndalet së shënuari. Në sfidën që po luhet aktualisht mes Ferencvaros dhe Ujpest, sulmuesi kuqezi ka shënuar dy gola. Fillimisht në pjesën e parë, në minutën e 12-të, beratasi tundi rrjetën pas një krosimi në zonë, ndërsa gjeti sërish golin edhe në pjesën e dytë.
Në minutën e 77-të, Uzuni goditi saktë nga penallti duke e çuar rezultatin në 3-0 për Ferencvaros, ndërsa me dy golat e sotëm, sulmuesi i Kombëtares shqiptare arrin në kuotën e 12-të golave sezonal
Poll