23 shkurti është një ditë mjaft e veçantë për një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare. Saktësisht bëhet fjalë për Enis Çokaj.
Kjo pasi futbollisti kuqezi feston ditëlindjen. Ditën e sotme ai ka mbushur 27-vjeç dhe padiskutim që urimet për të nuk kanë si të mungojnë.
FSHF nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i uron Çokajt gëzuar ditëlindjen.
“Gëzuar ditëlindjen Enis, u bëfsh 100 vjeç”, shkruhet në postim. Kujtojmë se 27-vjeçari me Kombëtaren shqiptare ka luajtur në 6 ndeshje, ndërsa për herë të parë është grumbulluar nga Edoardo Reja në vitin 2021.
Ndërkohë së fundmi ka qenë pjesë e kuqezinjve në duelin kundër Letonisë, duel i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës. Saktësisht në shtator të 202, porn ë atë përballje qëndroi në stol, nuk mori asnjë minutë nga Sylvinho.
Siç dihet jemi vetëm 1 muaj para ndeshjes "Play-Off" të Kupës së Botës 2026, ku Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë ndaj Polonisë.
