Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

UEFA zbulon kandidatët për çmimin e lojtarit të vitit, Liverpool "zbeh" Ronaldon e Messin

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA zbulon kandidatët për çmimin e lojtarit të vitit,

UEFA ka zbuluar emrat e lojtarëve të përzgjedhur për çmimin e portierit, mbrojtësit, mesfushorit dhe sulmuesit më të mirë në sezonin e fundit të UEFA Champions League. Institucioni më i lartë i futbollit Europian ka publikuar 3 emrat që morën më shumë pikë për secilin pozicion.

Në çmimin e portierit më të mirë do të luftojnë emra si Alisson Becker i Liverpool, Hugo Lloris i Tottenham Hotspur dhe Marc-Andre ter Stegen i Barcelonës.

Konkurencë e fortë dhe në pozicionin e mbrojtësit, ku dy qendrat e Holandës, Matthijs de Ligt te Ajax dhe Virgil van Dijk te Liverpool mahnitën me performancat e tyre. Gjithsesi, kandidat i fortë për këtë çmim prestigjoz është edhe mbrojtësi tjetër i kampionëve të Europës, Trent Alexandër-Arnold.

Për çmimin e mesfushorit kandidojnë, Frenkie de Jong i Ajax, tashmë i Barcelonës, Christian Eriksen i Tottenham Hotspur dhe Jordan Henderson i Liverpool. Dominimi i Kampionëve të Europës vihet re edhe në fazën e sulmit, me Sadio Mane që do të rivalizojë fort me dyshen fenomenale të 10 viteve të fundit, Lionel Messi të Barcelonës dhe Cristiano Ronaldo të Juventusit.

Për futbollistin më të mirë të UEFA Europa League, 48 trajnerët e klubeve dhe 55 gazetarë të grupit ESM kanë përzgjedhur Olivier Giroud dhe Eden Hazard (tani Real Madrid) të Chelsea dhe Luka Jovic të Eintracht Frankfurt (tani Real Madrid).  

Lojtari më i mirë i sezonit do të prezantohet gjatë shortit të fazës së grupeve të UEFA Champions League 2019-2020, eveniment që do të mbahet në Monaco të premten e 30 gushtit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga