Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

UEFA merr vendimin për duelin Kosovë - Izrael, zbulohet datat kur do të luhet ndeshja e prapambetur

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA merr vendimin për duelin Kosovë - Izrael, zbulohet datat kur do
UEFA tashmë ka marrë vendimin për sfidën e prapambetur mes Kosovës dhe Izraelit, e cila është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Kjo përballje është vendosur të zhvillohet më 12 nëntor në “Fadil Vokrri”. Kjo do të thotë se në muajin e ardhshëm “Dardanët” do të duhet të luajnë 3 ndeshje për të mbyllur edhe kualifikueset e Euro 2024. Ndërkohë me 18 do të duelojnë në transfertë me Zvicrën, teksa më 21 do të presin Bjellorusinë në “Fadil Vokrri”. Vjen të theksohet se ky duel u shty për shkak të ngjarjeve në të cilat është përfshirë Izraeli javët e fundit, teksa ndeshja ishte parashikuar të luhet më 15 tetor po në “Fadil Vokrri”.  “Dardanët” ndodhen në grupin I, teksa mbajnë vendin e 4-të me 7 pikë.
Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7