
Fidel Ylli është zgjedhur president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në Asamblenë e sotme zgjedhore, Ylli u zgjodh nga 57 anëtarë me të drejtë vote, teksa nga këta 37 ishin anëtarë federatash, ndërsa në fjalën e tij për RTSH theksoi se do ketë në vëmendje sportin elitar. 40 vota shkuan për Fidel Yllin, 4 për Martin Bibën, 12 për Vojo Malon dhe 1 votë ishte e pavlefshme.
"E thashë në fjalën time që nuk doja të hyja në këtë garë, por e pashë që gjithë ai kontribut që unë jap në parlament për sportin po shkonte dëm. Iku koha që sekretarin e zgjidhte presidenti dhe pastaj kishte sherr mes tyre. Jam mirënjohës për të gjthë ata që më votuan dhe nuk më votuan.
Të japim një mesazh që të gjitha Federtata të bëjnë këtë gjë në zgjedhje. Unë do kem prioritet sportin elitar për olimpizmin në botë. Do ngrejmë shpejt një grup pune që të dalim mirë për Olimpiadën e Tokios. Kemi shpresë që jo vetëm të hyjmë në zonën e medaljes, por Briken Calja me rezultatet në Moskë ka mundësi të sjellë në Shqipëri një medalje olimpike", tha Fidel Ylli.