Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U vra me thikë në zemër, 14-vjeçari që ndërroi jetë ishte futbollist i skuadrës së kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
U vra me thikë në zemër, 14-vjeçari që ndërroi
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e ndodhur në kryeqytet ditën e sotme ka tronditur të gjithë. Nga një sherr me thika mes 5 nxënësve ka ndërruar jetë njëri prej tyre. Viktima ndërroi jetë në moshën 14-vjeçare, pasi u godit me thikë në zemër.

Për shkak të plagëve të marra nuk ia doli dot të jetonte, duke mbyllur sytë përgjithmonë. Nga detajet është mësuar se 14-vjeçari luante futboll me një nga skuadrat e kryeqytetit. Saktësisht me Dinamo U-15, teksa ëndrra për t’u bërë futbollist i ndërpritet në mes nga bashkëmoshatarët e tij.

Ndërsa nga vendi i ngjarjes, burime tregojnë se të miturit e plagosur u dërguan tek “Trauma” me makinë nga disa qytetarë pasi autoambulanca është vonuar. Një grua, shitëse pranë institucionit ka dëshmuar se 14-vjeçarin e pa të strirë në tokë të mbuluar me gjak.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy të mitur të tjerë, një 14 vjeçar me ininciale, L.M, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasi ka marrë plagë në gjoks. Fatmirësisht gjendje shëndetësore e këtij të fundit është stabël.

Gjithashtu ka mbetur i plagosur dhe autori i cili qëlloi me thikë dy bashkëmoshtarët e tjerë. Adoleshenti thuhet se është duke marrë kujdesin mjekësor në një nga spitalet private të kryeqytetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se në këtë ngjarje u përfshinë 4 adoleshentë, dy nxënës të shkollës “Fan Noli” dhe dy të një shkolle në Sauk.

Konflikti mes të rinjve kishte nisur në rrjetet sociale dhe u zhvendos në afërsi të shkollës “Fan Noli” në të cilën shkolloheshin dy të rinjtë, viktima dhe shoku i tij. 

Policia ka identifikuar 3 personat që dyshohet se janë autorë të krimit, njëri prej të cilëve është shoqëruar në komisariat, ndërsa dy të tjerët pritet të shoqërohen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga